Hulumtuesit zbulojnë ushqimin që asnjëherë nuk duhet t’ua jepni fëmijëve!

Trajtimi i alergjisë ndaj kikirikëve tek fëmijët, duke rritur gradualisht tolerancën nëpërmjet ngrënies së tyre mund ta përkeqësojë gjendjen shëndetësore, sugjeron një studim i ri.

Studimet kanë treguar se imunoterapia orale, e cila përfshin gradualisht rritjen e dozave të një ushqimi alergjik me kalimin e kohës, mund të jetë efektiv.

Megjithatë, kërkimet e reja nga Universiteti McMaster ngrenë dyshime rreth kësaj qasjeje.

Hulumtimet tregojnë se në krahasim me shmangien e kikirikave, përpjekjet për të imunizuar fëmijët në ‘botën reale’ nxisin reaksione alergjike, duke përfshirë gjendje serioze shëndetësore dhe potencialisht fatale anafilaktike.

Shkencëtarët mblodhën rezultatet e 12 eksperimente që përfshinin më shumë se 1.000 pacientë të rinj me një moshë mesatare nëntë vjeçare, përparimi i së cilëve u pasua për një vit.

Studimet krahasuan efektivitetin e imunoterapisë orale dhe shmangien duke përdorur produkte dhe doza të ndryshme.

Studiuesit zbuluan se imunoterapia orale trefishoi normat e anafilaktit, nga rreth 7.1 përqind në 22.2 përqind.

Reaksionet alergjike që çojnë në të vjella, dhimbje të barkut, kruarje të gojës dhe astma, të gjitha u rritën si rezultat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi