Hoxhaj: Të lobojmë e mos të japim afate për liberalizimin e vizave

Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe topi për këtë është tek BE-ja, kështu ka deklaruar zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe në krahasim me vendet tjera të rajonit, që pothuajse se 10 vite gëzojnë udhëtimin pa viza drejt vendeve Shengen. Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Ajo se çfarë është e varur nga vendimmarrja ynë dhe puna e institucioneve tona, është bërë, dhe tash topi është tek BE, ku shpresoj shumë që edhe Komisioni dhe Parlamenti Evropian do të jenë pozitivë në vendimmarrjen e tyre”, tha fillimisht zv/kryeministri i Kosovës.

Hoxhaj deklaroi se polemikat me zyrarët evropianë, duhet të shndërrohen në një agjendë pune me forcë argumentuese

Sipas tij, Kosova duhet të lobojë më shumë në Bruksel dhe te vendet anëtare për liberalizimin e vizave

“Por ne nuk duhet të bëjmë shumë deklarata në Prishtinë as për afatet dhe as për pritjet tona, por duhet të lobojmë edhe më shumë në Bruksel, dhe në çdo kryeqytet evropianë, sidomos te shtetet anëtare. Polemikën me zyrtarë dhe deputetë evropianë, duhet ta zëvendësojmë me një agjendë të mençur, prani fizike kudo që duhet dhe me forcë argumentuese së qytetarët duhet te shpërblehen me liberalizim të vizave si rezultat i punës së disa qeverive që nga viti 2012 e deri më tani”, deklaroi nënkryetari i PDK-së.

Hoxhaj gjithashtu theksoi se Kosova ka pasur durim duke plotësuar 98 kriteret e kërkuara.

Ai tha se nuk ka vend për dëshpërim dhe reagime të parakohshme.

“Nëse ne nuk e kemi humb durimin për 8 vitet dhe kemi punuar deri më tash që të permbushën 98 kriteret, duhet fushatë informuese dhe lobuese kudo që është e mundur dhe duhet ta bëjmë përkrah çdo politikani dhe zyrtari në çdo kryqytet evropianë. Por pozicioni i Kosoves është shumë i mirë dhe nuk ka nevojë për diskurse dëshpëruesë apo reagime të parakoheshme”, përfundoi Enver Hoxhaj

Deklarata për liberalizimin e vizave së fundi ka dhënë kryeministri Haradinaj.

Të premten në një konferencë për media Haradinaj tha se Kosova do ta marrë në qershor rekomandimin për heqjen e vizave. E që nga fundi i vitit qytetarët do të lëvizin lirshëm./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi