Hoxhaj: Numri i deputetëve pro Marrëveshjes së Demarkacionit është rritur

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi do të diskutohet në Kuvend në javët e fundit të muajit janar.

Hoxhaj në një intervistë për lajmi.net ka thënë se për këtë temë tashmë ka një situatë të re, ku numri i deputete në favor të kësaj marrëveshje është rritur.

Ish-ministri i Jashtëm në prag të shënimit të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka thënë se që nga ajo kohë vendi ka arritur suksese të prekshme.

Hoxhaj në këtë intervistë flet edhe për transformimin e FSK-së, dialogun me Serbinë e axhendën europiane./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi