Hoxhaj kërkon mbështetje nga Bullgaria për procesin e transformimit të FSK-së

Zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Sofje ka takuar zv/kryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakachanov.

Duke e falënderuar për mbështetjen e Bullgarisë dhënë Kosovës në shumë fusha, e në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave, Hoxhaj e ka informuar zv/kryeministrin Karakachanov për procesin e transformimit të FSK-së.

Zv/kryeministri Hoxhaj theksoi se përkrahja e Bullgarisë si shtet anëtar i NATO-së është tejet e rëndësishme për këtë proces.

Gjatë qëndrimit në Sofje, Hoxhaj ka takuar edhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje Europiane, Kristian Vigenin. Palët diskutuan për procesin e liberalizimit të vizave dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi