Hoxha që Sanxhakun dhe Çakorrin i kishte Kosovë!

Hoxha që Sanxhakun dhe Çakorrin i kishte Kosovë!

Nga: Abdullah Klinaku

Viti ishte 1918 e vendi ishte Novosellë e Pejës kur kishte lindur hoxha i cili tërë jetën ja dedikoi Zotit dhe kauzës kombëtare. I lindur dhe i rritur në kohë të konfrontimeve të mëdha politike e ideologjike, ai diti të radhitet në kauzën e drejt kombëtare e fetare.

Rruga e tij nuk ishte as komunizmi e as fashizmi rruga e tij ishte Bashkimi Kombëtar.

Mësimet e para në gjuhën shqipe i morri në vitin 1924, në Mejtepin e haxhi Kahrimanit. Pastaj edukimi i tij u plotësua në Medresenë e Pejës dhe pastaj atë të Gjakovës. Ai njihte gjuhën shqipe, arabe, turke dhe serbokroate.

Hoxha e dinte se dituria e fituar duhet shpërndarë. Mbi këtë vizion në vitin 1938, hapi Mejtepin e tij në gjuhën shqipe, të cilin e mbajti deri në vitin 1941, kur u hapën shkollat shqipe. Përpjekja e tij për ta mësuar popullin u sfidua nga pushteti serb, duke e burgosur dhe persekutuar hoxhën.

Në Mejtepin e tij, hoxha kishte marr abetare nga Shqipëria të cilën ua mësonte fëmijëve.

Vizioni i tij për arimin e femrës ishte aq ambicioz sa që argumentet e tij edhe sot akoma përdoren “A më mirë me i vizitu, gratë tona, motrat tona dhe nënat e juaja dr. Shantriqi (një gjinekolog serb në Pejë), apo këtë ta bëjnë çikat tona”, e nxiste hoxha edukimin e femrës.

“Për Atdhe e Fe nuk duhet me kursyer asnjë gjë, as jetën, pa Atdhe nuk mund të mbajmë as fe”, ishte thirrja e Hoxhës. Në luftën e tij për kombin e tij Hoxha del kundër emigrimit të shqiptarëve në Turqi, duke e vizituar Stambollin në atë kohë dhe duke u përpjekur ti bind shqiptarët se Kosova është Atdheu i tyre.

Hoxha ishte prijës i vullnetarëve për mbrojtjen e Çakorrit, Rozhajës dhe Pazarit të Ri. Ishte prijës i 6.000 luftëtarëve të cilët kishin mision mbrojtjen e tokave shqiptare.

Jeta e tij gjatë luftës së dytë botërore ishte vërtetë luftë me serb e partizan.

Pas luftës së dytë botërore, si çdo herë tradhtia e komunistëve shpërfaqet dhe Kosovën e fusin në kuadër të Jugosllavisë. Hoxha i Bashkimit Kombëtar, nuk pranonte dhe nuk lejonte të ndodhte kjo. Ai nuk pajtohej as me monizmin sllav e as atë shqiptar.

Kështu që në vitin 1948, burgoset me 16 vjet burg. E bartnin nëpër burgje të ndryshme, e fyenin e maltretonin por ai qëndronte. Ai ishte forca e të burgosurve shqiptarë në Goli Otok.

Ai ishte frymëzim, shpresë dhe guxim për të burgosurit përmes fjalës dhe nxitjes që u jepte.

Pas lirimit, hoxha, mulla Zekë Berdyna ndërron jetë në dimrin e viti 1987.

Jeta e mulla Zekë Berdynës ishte për bashkim e Zoti e bashkoftë me dëshmorët dhe të mirët e Tij në Përjetësi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi