Hoxha: Nuk ka integrim europian pa fuqizimin e gruas

Me rastin e Ditës së Europës, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është zhvilluar aktiviteti “Integrimi europian dhe mbështetja për ndërmarrjet e grave“, organizuar nga Ministria e Integrimit Europian.

Ndryshe, ky solemnitet shënon javën e ditëve të europës ku do të zhvillohen aktivitete në të cilat do të bëhet promovimi i vlerave europiane të shtetit të Kosovës, promovimi i kulturës dhe traditës sonë.

Me rastin e hapjes së javës për nder të shënimit të 9 Majit, ministrja e Integrimeve europiane, Dhurata Hoxha tha se iniciativa e sotme që hapjen e javës ta bëjmë me gratë ndërmarrëse nuk është i rastësishme sepse duam të tregojmë se procesi i integrimit europian nuk mund të bëhet pa fuqizimin e gruas dhe rinisë.

“Sot filluam javën e Ditës së Europës nga fillimi i javës deri të mërkurën, Ministria e Integrimit europian ka marrë një sërë aktivitete që të promovojë vlerat europiane të shtetit tonë, kulturën dhe traditën tonë. Jo rastësisht kam filluar me rininë dhe grua sepse janë një pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë sonë dhe duhet t’i fuqizojmë për shkak procesi i integrimit europian nuk do të jetë i plotë pa përfshirjen sa më të madhe të shoqërisë dhe pa fuqizimin e rinisë dhe pa fuqizimin e gruas”, tha Hoxha duke shtuar se ky ka qenë edhe shënimi i ditës së Europës që zyrtarisht është të mërkurën.

Ministrja Hoxha theksoi se në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asocimi ka mjaftë hapësirë për fuqizimin e gruas në shoqëri.

“Kemi vullnet të mirë kemi gra të zonjat jo vetëm me këto aktivitete që ndërlidhen me tradicionalen dhe kulturën tonë por kudo, qoftë në art, në shkencë gratë po na zbardhin ftyrën. Duhet të gjejmë mënyra që t’i përkrahim sa më tepër dhe ta fuqizojmë rolin e gruas në shoqërin kosovare. Si ministre e Integrimit europian në kuadër të MSA-së ka mjaftë hapësirë se si ta fuqizojmë gruan në shoqërinë kosovare”, tha Hoxha./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi