Hoxha nga Presheva reagon pasi ia ngjyrosën fëmijën për Halloween

Valdet Kamberi, hoxhë në Correticë, Preshëvë ka bërë një postim në facebook, në të cilin ka treguar se djalin e tij që është në klasën e parë e kanë “ngjyrosur” për festën e “Halloween-it” pa lejen e tij.

Ai ka thënë që nëse për festat e Bajramit po t’i veshin vajzat me shami do të reagonin të gjithë, kurse për fytyrat të cilat i maskojnë nuk reagon askush.

Kamberi ka thënë që në fshatin e tyre prodhohen mjaft kunguj andaj nuk ka nevojë që fëmijët të shndërrohen në kungull për as edhe një minutë të vetëm sipas tij.Postimi i plotë i Valdet Kamberit:

Halloween-i paska mrri edhe në katund!

Ky në foto është djali im Abdurrahmani, nxënës i klasës së parë në shkollën fillore “Dituria” në fshatin Corroticë – Preshevë. Për ata që nuk e dinë unë jam mësues i lëndës fetare në këtë shkollë dhe jam kundër ngjyrosjes së fëmijëve pa lejen e prindit për këtë të ashtuquajtur festë. Në planprogramin e lëndës fetare parashihet përgatitja dhe veshja me rastin e festave tona (dy bajrameve), çka nëse në atë ditë i vëmë shami vajzave?! Do të zgjohej një komunitet i tërë (shoqëria civile, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat, etj) të reagojë ndaj një veprimi të tillë, nën arsyetimin se kjo është abuzim me fëmijën, shkelje e të drejtave të fëmijës, do të reagonin prindërit: “unë dua ta vesh vajzën time si dua unë, jo si do shkolla, X mësuesi”, etj, ndërkohë që kur këto fytyra të njoma i maskojnë, e shkarravisin nuk reagon askush. Si fshat që jemi toka na prodhon mjaft kunguj, kështu që s’ka nevojë të na shndërroni fëmijën në kungull për as edhe një minut të vetëm!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi