KOSOVA

Hoxha i gëzohet miratimit të ligjeve nga Kuvendi

Spread the love

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka përshëndetur miratimin e tri ligjeve shumë të rëndësishme për procesin integrues, nga ana e deputetëve të Kuvendit të republikës së Kosovës.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se “votimi i sotëm i projektligjeve, i japin shtytje vendit tonë në shumë fusha, duke kontribuar për procesin integrues, andaj i falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votim. Me miratimin e këtyre marrëveshjeve, ne, vendin tonë e bëjmë gati për integrim”.

Votimi i sotëm i projektligjeve, i japin shtytje vendit tonë në shumë fusha, duke kontribuar për procesin integrues, andaj i falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votim. Me miratimin e këtyre marrëveshjeve, ne, vendin tonë e bëjmë gati për integrim.

Të drejtat e njeriut, efiçienca e energjisë, ekonomia digjitale, siguria ushqimore, lidhshmëria e arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale, janë fusha ku do të përdorën fondet e Marrëveshjes së parë, ku vlera arrin në 48 milionë euro, përkrahje nga BE-ja për Kosovën.

Programi “Evropa për qytetarët”, përmban fonde prej 187 milion eurove dhe synojnë të promovojnë qytetarinë aktive evropiane dhe si fokus ka autoritetet lokale, organizatat hulumtuese të politikave, grupet e qytetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile.

Kosova po ashtu, me Programin Erasmus +, bëhet vend partner i BE-së, dhe përfiton nga rrjete të ndryshme të mbështetjes së politikave evropiane siç janë Korniza evropiane e kualifikimeve, Eurydice, Europass dhe Euroguidance dhe platformat elektronike (eTwinning dhe EPALE).

Kosova kështu bëhet e barabartë me fqinjët e Ballkanit Perëndimor si dhe me vendet anëtare të BE-së për rrjetet mbështetëse të politikave, duke fuqizuar perspektivën evropiane dhe të ardhmes drejt BE-së./Kosova Post/

Related posts

Haradinaj bashkëluftëtarëve: Kemi kaluar shumë vështirësi edhe këtë dhembje do ta kalojmë faqebardhë së bashku!

dritatv

Haradinaj i’a dorëzon Kuvendit letrën e dorëheqjes

dritatv

Ekspertët e ekonomisë kërkojnë zhbllokimin e fondeve të privatizimit

dritatv

Leave a Comment