Hoxha dhe prifti: Një histori nga komunizmi në Shqipëri

Hoxha dhe prifti: Një histori nga komunizmi në Shqipëri

Kisha pak ditë që isha në një kaush –dhomë të burgut të Tiranës, së bashku me Hafiz Ibrahimin dhe Irine Banushin, një prift i urtë e shumë njerëzor i besimit ortodoks, kur hapet dera dhe futet oficeri i Sigurimit e hetuesi i birucave, i tmerrshmi dhe sadisti i madh, Muço Saliu.

Ky, porsa hyn në kaush i afrohet të dy klerikëve që ishin afër njëri-tjetrit, dhe pasi ia hoqi çallmën Hafizit ia vuri në kokë Irine Banushit, kurse kamillafin e Irineut ia vuri në kokë Hafizit. Duke iu drejtuar në fillim priftit ortodoks i tha:

– Hë, si të duket? U bane hoxhë.- Irine Banushi me zgjuarsinë dhe inteligjencën e tij të rrallë, i përgjigjet:

– Të jam shumë mirënjohës, që më vune çallmën e një kleriku musliman, i cili asht dënue me vdekje dhe e ka kalue jetën në burgje dhe internime, veçse për Atdheun e popullin.- Oficeri gjakatar në çast i kthehet hoxhës veteran:

– Po ty, a të pëlqen që u bane prift?- Hafizi me sinqeritetin që e ka shoqëruar gjithë jetën dhe me gjakftohtësi krenare i thotë:

– Më pëlqen, se e kam vëlla.- Oficeri kafshëror, kur e shikoi se nuk ia arriti qëllimit për t’i shqetësuar shpirtërisht u largua me “bisht në shalë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi