KOSOVA

Hoti: Taksa ka arritur efektin, duhet të pezullohet

Spread the love

Afrim Hoti, profesor i të drejtës ndërkombëtare, ka thënë se është momenti i duhur që Kosova të reflektojë dhe të pezullojë taksën ndaj mallrave serbe, ashtu siç ka kërkuar edhe partneri kryesor i Kosovës, SHBA-ja.

Pas letrës së fundit të Amerikës dhe veprimeve të para sanksionuese për mosdëgjimin e sugjerimit të saj, Hoti ka thënë në Express Intervistën se taksa ka arritur efektin e saj dhe se sinjalet janë që nuk duhet vazhduar më tej me refuzim të kërkesës për heqje.

“S’duhet të vendosim në hije zhvillimet e fundit sepse kanë përmasa serioze. Një nga njerëzit kryesorë pro ushtrisë (komandanti i gardës kombëtare të Iowas) ka anuluar vizitën. Kjo s’duhet të minizohet as të thuhet se s’ka ndodh asgjë. Duhet të reflektojmë sepse është moment i duhur. Te liderët tanë kam parë qëndrimin pro amerikan dhe në mbështetje, ndërkohë që divergjencat lidhen se a duhet apo jo të merret vendimi për taksën. Në kuptimin parimor, qeveria ka të drejtë sepse pa asnjë dilemë që ky vendim ka arritur objektivin e vet edhe në kuptimin e brendshëm duke konsoliduar sistemin tonë, por edhe jashtë sepse për herë të parë Kosova tregoi gatishmëri për të marrë vendime dhe forcën e saj për t’iu qëndruar prapa atyre. Megjithatë vendimet nuk janë që nuk mund të ndryshohen, aq më parë nëse përtej kriterit ekonomik e politik kemi interes strategjik me bashkëpronarin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës e me atë pa të cilën Kosova s’mund të imagjinojë ecjen përpara”, ka thënë ai.

Sipas Hotit, Amerika, pavarësisht ndryshimit të sistemit të brendshëm, nuk i ndryshon raportet ndërkombëtare në vija të trasha. Ka thënë se edhe në rastin e Kosovës nuk është parë ndonjë ndryshim substancial.

Hoti më tej ka shtuar se Kosova ka të drejtë legjitime për taksën, por interesi i partneritetit me SHBA-në tejkalon kufizimet si taksa dhe vendimet kombëtare. Sipas Hotit, Kosova tash duhet të pezullojë taksën për hir të kërkesës së Amerikës.

“Nëse kemi kërkesë nga ta që ta dëgjojmë një këshillë, është momenti i duhur që të kemi unifkim të të gjithë spektrit politik për të reflektuar pozitivisht, për të ruajtur raportin me SHBA-në. Amerikanët na thanë se mund të procesoni me ushtrinë. Nëse këta janë që na thanë se duhet të ecni tutje me ushtrinë, tash thonë se mund të bëjmë disa kufizime, duke anuluar fillimisht vizita e duke sinjalizuar kufizime tjera. Duhet ta deshifrojmë mesazhin e të reflektojmë sepse po flasim për aleate strategjike, e jo për një shtet që mund të japë mbështetje tjetër. S’duhet të shtiremi kinse s’po ndodh asgjë. Shumë argumente krijojnë rrethana se është momenti i duhur të veprojmë ftohtë, të heqim tensionet, të mos e heqim taksën, të pezullohet apo suspendohet për t’i dhënë shans paqes. Duhet të sakrifikojmë për interesin amerikan sa për t’i dhënë shans paqes dhe për të dëshmuar që pala tjetër ka qenë vazhdimisht destruktive e në afat sa më të shkurtër të kemi marrëveshjen”, ka thënë më tej ai.

Related posts

Për 10 vjet 20% e qytetarëve e braktisën Kosovën

dritatv

Reagimi i Qeverisë së Kosovës pas kërcënimeve të Serbisë ndaj Maxhunit, Sefajt dhe Zyberajt

dritatv

Indeksi global i paqes, Kosova më e rrezikuara në rajon

dritatv

Leave a Comment