Hoti në degën e LDK-së Gjermani, thotë se ata janë qeverisja e ardhshme!

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duket i bindur se së shpejti do të ketë zgjedhje parlamentare në Kosovë. Ai ka qëndruar sot së bashku me bashkëpartiakët e tij Muharrem Svarqa dhe Anton Quni në Hanover të Gjermanisë ku ka takuar kryesinë e degës së LDK-së atje. Derisa në takim thotë të ketë folur për ato që do të punojnë së bashku në “qeverinë e ardhshme”.

“Ne do të jemi së bashku për të organizuar aktivitetin tonë tek bashkatdhetarët tanë në Gjermani, ku është i vendosur numri më i madh i mërgimtarëve. Në qeverinë e ardhshme do të punojmë ngushtë me këta veprimtarë për të dëgjuar me kujdes kërkesat e tyre për të lehtësuar udhëtimin e tyre në Kosovë dhe për të promovuar investimet e tyre në vendlindje. Do të punojmë shumë për të ndihmuar arsimin dhe kulturën shqiptare në Gjermani, në këtë vend mik”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai po ashtu tha se kanë biseduar me veprimtarët që të ndihmojnë partneritetin mes LDK-së dhe CDU-së, partisë së Angela Merkel.

“Gjenerata e tretë e mërgimtarëve tanë në Gjermani dhe në vendet e tjera do të jete burim i kuadrove të ekspertëve për qeverinë e ardhshme të Kosovës”, ka shkruar Hoti./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Google regjistron “fshehurazi” zërin tuaj, ja si ta dëgjoni dhe fshini atë!

Në vitin 2015 u raportua se Google mban një regjistër audio të të gjitha pyetjeve të ndryshme që kërkoni nëpërmjet funksionit të kërkimit nëpërmjet...

Gjermani, pasojat e koronavirusit: Mishi mund të shtrenjtohet!

Shpërthimi i koronavirusit në disa thertore detyroi qeverinë gjermane të vendosë që prej fillimit të vitit 2021 të mos ketë më kontrata si ato...

Ministri gjerman viziton Xhaminë për tu solidarizuar me muslimanët

Ministri i Punëve të Brendëshme i shtetit federal të Saksonisë së Poshtme në Gjermani, Boris Pistorius, ka vizituar xhaminë në Hanover në shenjë solidariteti...

Së fundi

Kina kërcënon Shtetet e Bashkuara për Hong Kongun

Kina kërcënoi të hënën se do të ndërmarrë kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara nëse ndëshkohet për planet për të vendosur një ligj të ri...

I pastër në të trija shtyllat e Vettingut, konfirmohet në detyrë komandanti i Gardës

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë komandantin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako. Sako iu nënshtrua ditën e sotme procesit të Vettingut,...

Theu karantinën, 4 muaj burg për 27 vjeçarin

Një 27 vjeçar është dënuar me 4 muaj burg në Korenë e Jugut, pasi theu rregullat e karantinës. Ky është dënimi i parë më...