Hoti: LDK mirëpret deklaratat e Gjermanisë dhe Austrisë kundër shkëmbimit të territoreve

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se LDK-ja e ka mirëpritur deklaratën e qartë të Gjermanisë dhe Austrisë, të shprehura nga ministrat e jashtëm të të dyjave vendeve, kundër, siç thotë ai, eksperimentit të shkëmbimin të territoreve.

Deklarata e plotë e Hotit:

E mirëpresim deklarimin e qartë të Gjermanisë dhe Austrisë, të shprehura nga ministrat e jashtëm të të vendeve, kundër eksperimentit të shkëmbimin të territoreve.

E vlerësojmë shumë kontributin e këtyre dy vendeve, dhe të vendeve të tjera mike, në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Do të vazhdojmë të kërkojmë mbështetje tek të gjitha vendet mike për të konsoliduar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008, e jo për të copëtuar atë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi