Hoti: Kufijtë e Kosovës janë çështje e pa negociueshme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë së kufijtë e Kosovës janë çështje e pa negociueshme, dhe si e tillë çdo kush që merr guximin të hyjn në tema të tilla do të përballet me refuzimin qytetar.

“Ne nuk do te negociojme asnjehere me Serbine per shtetin e Kosoves”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në facebook derisa më tutje ka shkruar se negocimi i vetëm me Serbinë është vetëm për normalizim të marrëdhënieve e asesi për kufijtë e saj.

Ky është statusi i plotë:

Kufijte e Kosoves, integriteti territorial, sovraniteti dhe rendi kushtetues jane ceshtje te pa negociueshme. Kushdo qe merr guximin te hyje ne keto aventura do te perballet me refuzim qytetare.

Ne nuk do te negociojme asnjehere me Serbine per shtetin e Kosoves. Ne do te negociojme me Serbine per normalizim te marredhenieve si dy shtete, dhe para kesaj Serbia duhet te beje hapin e madh te njohjes se krimeve dhe kerkim falje, kthimin e te pagjeturve dhe permbushjen e disa parakushteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi