• Home
  • KOSOVA
  • Hoti fton opozitën të ndalin zbatimin e vendimit për rritjen e pagave
KOSOVA

Hoti fton opozitën të ndalin zbatimin e vendimit për rritjen e pagave

Spread the love

 

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti, ka përmendur disa shkelje që kryeministri Haradinaj ka bërë me vendimin për rritjen e pagave për të dhe vartësit e tij.

Ai ka thënë se ky vendim shkel  Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin për Buxhetin për 2018 dhe ligjin për konflikt të interesit.

Ai në një postim në facebook ka kërkuar qasje tjetër nga opozita për të ndaluar këtë vendim.

“Në mbështetje të këtij legjislacioni, nuk ka dyshim se vendimi i Qeverisë shkelë Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin për Buxhetin për 2018 dhe ligjin për konflikt të interesit”.

“Nëse këto nuk mjaftojnë për të konstatuar se ky vendim është jo ligjor, atëherë sigurisht se duhet qasje tjetër opozitare për të ndaluar zbatimin e këtij vendimi”, ka shkruar Hoti./Kosova post/

Related posts

Vdekjet e dyshimta në QKUK, Prokuroria kërkon ekspertiza edhe jashtë Kosovës

dritatv

BSPK kërkon nga kryeministri Haradinaj plotësimin e katër kërkesave

dritatv

Hoti fajëson kryeministrin Haradinaj për mos liberalizimin e vizave

dritatv

Leave a Comment