Holokausti, Bushati: “Përtej detyrës”, motoja e këtij viti

Motoja e përkujtimit këtë vit të Holokaustit është “Përtej Detyrës”, sepse mësimet e nxjerra prej tij e tejkalojnë detyrën imediate. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në ceremoninë përkujtimore të Ditës së Holokaustit

“Prandaj dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të vijojë traditën e saj të nisur në 2013 për përkujtimin e Ditës së Holokaustit si një mision të rëndësishëm në krijimin e një shoqërie me tolerancë dhe të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut. Nuk mund të gjenim dot një temë më të mirë se kjo me të cilën të nisnim një traditë të hapjes së MEPJ për studentë e studiues, qytetarë e komunitete: vazhdën e asaj që ne do ta quajmë ditët e hapura të Ministrisë së Evropës së Punëve të Jashtme. Motoja e këtij viti të përkujtimit të Holokaustit është ‘Përtej detyrës’ jo më kot. Sepse mësimet e nxjerra nga Holokausti e tejkalojnë detyrën imediate. Ato shndërrohen në mësime kardinale historie. Nuk është e rastësishme që fill pas Holokaustit u hartua Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Ishte kushtrimi i njerëzimit për të mos harruar atë cka ndodhi dhe për të mos lejuar të ndodhë sërish”, tha Bushati./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi