Holanda tërheq zyrtarisht ambasadorin e saj të padëshirueshëm nga Turqia

Holanda e cila nuk angazhohet për largimin e krizës e shkaktuar në marrëdhëniet me Turqinë, ka tërhequr zyrtarisht ambasadorin e saj për të cilin nuk dëshirohej kthimi i tij në Ankara.

Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës ka njoftuar se ka tërhequr zyrtarisht ambasadorin e saj në Ankara, për të cilin ishte i padëshirueshëm kthimi i tij në Turqi, pas krizës e cila nisi me pengimin e ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministres së Politikave të Familjes dhe Sociale, Fatma Betül Sayan Kaya, në mars 2017 që të takoheshin me qytetarët turq në lidhje me punimet e referendumit për ndryshimet kushtetuese.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike mësohet se Turqia pas krizës i përcolli disa kushte Holandës që të rikuperonte situatën. Por Holanda nuk e ka hedhur hapin e pritur për normalizimin e marrëdhënieve.

Ky hap i qeverisë së Holandës në lidhje me ambasadorin e saj, theksohet se është ndërmarrë pasi nuk ka qenë e mundur zgjidhja e problemit që vazhdonte mes dy vendeve.

Burimet diplomatike kanë rikujtuar se pala turke në periudhën kur nisi kriza i ka përcjellë palës holandeze se nuk dëshironte kthimin në Ankara të ambasadorit holandez, Cornelis Van Rij.

Ministri i Jashtëm holandez, Halbe Zijlstra, në një deklaratë me shkrim ka bërë të ditur se nuk ka qenë e mundur që të merren rezultate në bisedimet e fundit të kryera për zgjidhjen e problemeve diplomatike mes Turqisë dhe Holandës.

Qeveria holandeze anuloi lejen e dhënë për uljen e avionit të ministrit Çavuşoğlu i cili kishte planifikuar të mbante një fjalim duke u takuar me shtetasit turq në Holandë, gjatë periudhës për fushatën rreth referendumit në lidhje me ndryshimet kushtetuese në Turqi.

Gjithashtu edhe ministrja Kaya më 11 mars 2017 nuk u lejua nga autoritetet holandeze që të hynte në konsullatën turke në Rotterdam, ku u arrestuan truprojat e saj dhe ajo u detyrua që të shkonte në Gjermani nën shoqërimin e eskortës së policisë.

Forcat holandeze të sigurisë ndërhynë në mënyrë të ashpër duke përdorur policët me kuaj dhe qentë e policisë ndaj mijëra qytetarëve turq që ishin mbledhur për të mbështetur ministren Kaya. Si pasojë e dhunës policore ndaj qytetarëve turq që ndodheshin në pritje përpara konsullatës turke në Rotterdam u plagosën të paktën 7 persona dhe 12 të tjerë u arrestuan.

Pas këtyre zhvillimeve Turqia kishte kërkuar që të mos kthehej në vend ambasadori holandez në Ankara i cili gjatë ngjarjeve ndodhej jashtë Turqisë. Të dy vendet mbajnë përfaqësim diplomatik reciprok në një nivel të të ngarkuarit me punë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi