BOTA

Holanda: Kujdes, NATO nuk mund të bëjë asgjë pa Turqinë

Spread the love

Aleanca e NATO-s nuk mund të bëjë asgjë pa anëtaren e saj të rëndësishme, Turqinë, tha të mërkurën kryeministri i Holandës, Mark Rutte.

Gjatë marrjes në pyetjeve të ligjvënësve në parlament mbi operacionin antiterror të Turqisë në verilindje të Sirisë – Mark Rutte tha se pretendimi se NATO do të ishte më mirë pa Turqinë nuk është një pretendim “mençur”.

“Turqia është një nga anëtarët më të fortë të NATO-s. Unë nuk mendoj se NATO mund t’ia dalë pa Turqinë, as në mënyrë gjeopolitike e as strategjike,” theksoi ai.

Si anëtare e bllokut që nga viti 1952, Turqia krenohet me ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, pas Shteteve të Bashkuara.

Turqia nisi Operacionin Burimi i Paqes, i treti nga në një seri operacionesh ndërkufitare në veriun e Sirisë, që synon eliminimin e terroristëve të lidhur me ISIS-in, dhe organizatat që janë ombrellë e PKK-së.

Operacioni, i kryer në përputhje me të drejtën e vendit për vetëmbrojtje të mbështetur nga ligji ndërkombëtar dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, synon të krijojë një zonë të sigurt pa terror për rikthimin e sirianëve në zonën lindore të lumit Eufrat.

PKK –ja, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian – ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për më shumë se 30 vjet, duke rezultuar në vdekjen e gati 40,000 njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë. /Mesazhi/

Related posts

Erdogan: NATO kur do të jesh pranë nesh

dritatv

“Rusia e interesuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Turqinë”

dritatv

Aksidentohen 4 hajdutë shqiptarë, tentuan t’i arratisen policisë

dritatv

Leave a Comment