“Historia na ka mësuar se nuk duhet t’i besojmë SHBA-ve”

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Khawaja Muhammed Asif, lidhur me mesazhin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ku kritikon luftën kundër terrorizmit të shtetit pakistanez, është shprehur se “Historia na ka mësuar se nuk duhet t’i besojmë verbërisht SHBA-ve”.

Ministri Asif nëpërmjet rrjetit social Twitter reagoi kundër deklaratës së Trumpit, ku si objektiv kishte Pakistanin.

Duke u shprehur se Pakistani ka paguar çmime të shumta për shkak të mbështetjes së dhënë për SHBA-të në luftën kundër terrorizmit, Asif tha: “Presidenti i SHBA-ve na pyet ‘Çfarë bëtë ju?’ Ne i hapëm bazat ushtarake për ju. Furnizimi me armë dhe municione i ushtarëve të SHBA-ve në Afganistan u bë mbi tokat tona. Mijëra civilë dhe ushtarë tanë u bënë viktima të luftës që e filluat ju”.

Asif shtoi se shteti i tij ka bërë një rrugë serioze në luftën kundër terrorizmit dhe se po vazhdojnë t’i pastrojnë rrënojat e shkaktuara nga terrorizmi gjatë 4 viteve të fundit. “E kaluara na mësoi se nuk duhet t’i besojmë verbërisht SHBA-ve. Ju mund të mos jeni të kënaqur me përpjekjet tona, por ne nuk do të bëjmë më pjesë të negociatave reputacionin e shtetit tonë”, tha ai.

Trump në një deklaratë në rrjetin social Twitter më 1 janar ishte shprehur se SHBA-të gjatë 15 viteve të fundit kanë ofruar ndihmë në vlerë prej 33 miliardë dollarësh për Pakistanin. Trump kishte pretenduar se Pakistani “po siguron strehim për terroristët” që SHBA-të po i ndjekin në Afganistan./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi