Higuain, i izoluar. Te Milani munguan topat e asistet

Te Milani po përpiqen të nxjerrin doza optimizmi mbi mbrëmjen e ndeshjes në “San Paolo”, të humbur kundër Napolit, një 90-minutësh emocionues që gjithsesi la pa pikë formacionin kuqezi.

Skuadra mike shënoi dy herë me dy aksione të ngjashme, por gjithçka u shumëzua me zero pasi jugorët arritën të përmbysin sfidën dhe të marrin 3 pikët.

Trajneri Gattuso ka aplikuar shumicën e skemave, me thuajse të gjitha topat që kalojnë rreth Gonzalo Higuain, por në të dyja raste e golit, sfera nuk u prek nga argjentinasi. Në analizën pas ndeshjes, ekspertët vërtejtën se futbollisti latin u shërbye keq, e pikërisht për këtë nuk arriti të shënojë ndaj ish-ekipit të tij.

Gonzalo Higuain preku saktësisht 38 herë topin në stadiumin e Napolit, e për një qendërsulmues nuk është shifër e keqe, por duhet kuptuar sesi ardhën ata topa. Argjentinasi kërkonte të tjera zgjidhje për të goditur portën, por nuk u kuptua thuajse asnjëherë nga mesfusha, e pikërisht për këtë nuk arriti të shënojë.

Rikthimi i Calhanoglu do të ndihmojë Milanin, por sipas medieve të Apenineve duhen aplikuar krosimet e shumta dhe filtrimet nga krahët. Kështu, Higuain do të mund të japë përgjigjet ekzakte, vetëm nëse i bëhen pyetjet e duhura në fushë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi