“Hidhe armën poshtë!” Gazetarja e njohur citon Kur’anin dhe nxjerr hipokrizinë e fushatave të mbledhjes së armëve

 

Nga Anila Hoxha, gazetare

Ne Shqiperi jane mbajtur fushata ne vite te ndryshme per dorezimin vullnetar te armeve. Ne njeren prej tyre te 2002 u angazhova aq seriozisht dhe kujtoj se ju la qytetareve nje opsion i tille qe mund ti hidhnin armet edhe ne kosha. Nese i dorezonin nuk arrestoheshin. Por nuk u carmatosem. Vit pas viti pati fushata te tjera , me parrulla sensibilizuese madje pati edhe nje deklarate ” u c’armatosem 100 perqind!” Por jo. Te vraret nga armet e zjarrit pa leje , ne gjaknxehtesi e siper, per psikopati apo per motive tipike shqiptate vazhdojne te trondisin shoqerine dhe duhet edhe ndergjegjjen e shtetit. Nese do funksiononte Drejtoria e Studimeve Strategjike do dilte sheshit e verteta se sa shqiptare vriten ne vit nga arme pa leje? Per cfare motivesh vritemi, perpos atyre qe na dergojne ne whats up zyrat e shtypit qe i quajne motive banale dhe te dobta ? Nese edhe ministrite e tjera te propogandes do kryenin studime mbi tiparet e shoqerise sone moderne e po aq tradicionale, do merreshin keto shifra te frikshme e do na thuhej thjeshte nga sociologet se :
Perse nuk u ndahemi armeve??
Nga kush mbrohemi?
Kunder kujt presim te luftojme?

Pas cdo krimi e masakre zbulojme se vrasesi i radhes nxorri kallashin, granaten , pistoleten, tritolin nga sdihet ku dhe vrau. Nese masakra e Selenices do te kishte ndodhur ne Shqiperine tone te bukur dhe pa andralla, dhe jo sic ndodhi DIKU TJETER , me siguri shtetberesit, ekspertet, ata qe kane fryre drejtorite me eksperte e specialiste , do te kerkonin pergjigjje per pyetjet e mesiperme e nuk do i binin shkurt si perhere. Crregullim mendor. Po edhe sikur te jete semundje mendore, dikush duhet tna thote , pse po cmendemi, pse po vrasim ? Cfare po ndodh ne rinine tone? Cfare po ndodh ,pse po mbushemi me urrejtje ? Sepse pas kesaj do kishim reflektuar ligje te forta qe tregojne fytyren e shtetit per armembajtjet pa leje .
Por Resulaj e Selenices nuk ndodhet ne Shqiperi, keshtu qe ne nuk ka cna duhet se perse nje ne 5 shqiptare ka fshehur ne senduke nje pushke, kallash, granate .
Po vritemi.
Njehere nje krisme merr nje, pastaj merr dy , pastaj merr 3, dhe te premten mori 8 jete.

Por ne Kuran na thuhet se “Kush vret nje njeri eshte sikur vret krejt njerezimin dhe kush shpeton nje njeri eshte sikur shpeton gjithe njerezit “. Kemi vite qe po numerojme te vraret, kemi vite qe shohim drejtore policie qe na numerojne me statisika, se aksh vit pati me pak se kaq perqind i ketij viti ! Dhe tronditemi per te harruar shpejt. Per te mos analizuar. Per te mos pare brenda e per te kuptuar realisht cfare po ndodh me shoqerine tone, qelizen e saj familjen, te rinjte, ngjarjet pertej Tiranes , atje ne fshatrat qe nuk jane 100 fshatrat turistike te perzgjedhur, apo ne qytetet me jete te ngecur ku vritesh edhe per nje pasqyre makine. Ne vazhdojme vrasim per gardhin, dhe shkollat kane dale jashte loje, tradita ka dale jashte funksioni. Jeta nuk vlen as 50 leke.

Naim Gjika para ca vitesh u vra per nje vije uji. Nga komshiu. Me arme pa leje. Natyrisht nuk keni si ta mbani mend, se ishte statikisht ishte nje i vrare. Po vrasjen para shume vitesh ne Peze pse kaloi tymi i kashtes ne token e vellait? Me kallashnikov pa leje. Serisht nje i vrare dhe nje jete njeriu ska rendesi? U dashkan shume te reflektojme! Dakord , kujtoni masakren e Dajcit . Po lozte me bashkefshataret e tij Miklovan Peruni dhe befas ju tha : e dini qe do ju vras? U cua, shkoi nxorri nga hambari kallashin dhe qelloi ne mes te lokalit.
Ne Strume te Fierit , Bujar Vrapi shoi familjet e vellezerve me arme zjarri , nje dite perpara se ata te fejonin mbesen. Nuk e kishin pyetur. Me arme pa leje. Ne Xhafzotaj , Leo Nika u zgjua pa humor dhe masakroi prinderit me arme pa leje. Serisht ne 2003 po ne Durres u shua nje familje nga komshiu sepse ata harxhonin ujin dhe i ngelej misri pa vaditur. Nuk reflektuam. Po masakren e Drishtit e mbani mend, nisi viti me krisma vetem e vetem pse djaloshi qe kishte njohur nje vajze ne facebook nuk pranonte familja ta fejonte. Edhe ai nxori kallashin nga hambari i lopes dhe vrau .
A e dini se nje ne 5 shqiptare mban arme pa leje? Natyrisht qe jo, kush do ua thote , nuk ka ende nje studim qe tju thote se vrasjet qe policia i quan me motive banale, kryhen nga arme te groposura diku.
13 ministra te brendshem u betuan se do mblidhnin armet. 13 humben me sukses ! Sepse per te mos thene cdo shtepi ka groposur diku nje pistolete , pushke, kallashnikov dhe behet fjale per zonat rurale dhe duhet menduar dicka. Jo me mburrje .Jo me shifra. Por per njerez. Per ne qe po vritemi. Nga vrases te lindur apo te bere prej shoqerise, kete le te dalin ta thone elitat, ata qe duhet te mendohen mbi kursin dhe modelet dhe shkollen dhe familjen dhe gjithe te tjerat. Nese nuk jetojme sot per sot, duhet bere dicka !
Edhe ti qe e lexon kete status , kupto se ajo arma qe ke vene ne gjume diku, do ta mbushe shejtani nje dite , keshtu thoshin pleqte dikur. Apo as kjo ste intereson ? Kuptoje kete gje, nje dite do behesh vrases. Hidhe ate arme. Flakeee ! Perse te duhet, nuk ke besim se shteti te mbron? Po te sjell nje histori qe ta kuptosh se nuk eshte arma qe vret, por je ti nese vazhdon ta mbash te fshehur !
Pak kohe pas 1997, duhet te raportoja per nje krim te ndodhur ne periferi te Tiranes. Vrasesi gjate konflikti me elekricistin , e la sherrin ne mes, hoqi nje pikture te varur ne dhomen e gjumit. Kur kishte hedhue themelet e shtepise , kishte menduar qe te krijonte nje skute ku te fshihte pushken, dhe e kishte lene enkas nje fole . Aty pas piktures priste pushka, per nje dite. Dhe vrau. Me rastisi ta intervistoj vrasesin atehere se perse ne muret e shtepise se re, mbante nje pushke? Sme dha pergjigjje. Pas asaj te shtene qe u pendua gjithe jeten, pati te vrare nga te dyja palet. Ngjarja ndodhi ne Allias, dhe kush jeton aty e di mire se per cfare po them
Per monstren e Selenices do flas nje dite tjeter, atehere kur dikush nga zyrat e shtetit tu thote banoreve te Resulajt se ku ishte policia , sherbimi informativ, agjentet e gjithe zinxhiri qe duhet te funksionoje , atehere kur Ritvan Zyka qellonte here pas here me arme ne ajer. Perpara se te merrte tete jete . Ku ishte shteti, deshmitaret thane se ai qellonte shpesh ne ajer me arme , apo Resulaj nuk ndodhet ne Shqiperi ….

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi