• Home
  • SHQIPERIA
  • Hetimi për ekstremistët që morën pjesë në varrimin e Kacifas
SHQIPERIA

Hetimi për ekstremistët që morën pjesë në varrimin e Kacifas

Spread the love

Të 12 të shoqëruarit, pasi u pyetën nga Policia e Gjirokastrës dhe agjentë të antiterrorit të ardhur nga Tirana, janë liruar pa zbardhur e premtja, pa u përmbushur orari zyrtar.

Secili prej tyre është pyetur për mënyrën se si ka hyrë në Shqipëri, pasi në rrjetet sociale atyre u është ofruar udhëtim falas për në vendin tonë.

Nuk ka asnjë vendim ende për shpalljen të padëshirueshëm të personave që bënë thirrje kundër kombit shqiptar. Autoritetet shqiptare pritet të marrin një vendim e më tej t’ia delegojnë Ministrisë së Jashtme, që duhet të marrë vendimin përfundimtar për shpalljen e personave “non grata”.

Prokuroria e Gjirokastrës po heton për nxitje të urrejtjes për shtetasit e shoqëruar në polici, të cilët do të procedohen në gjendje të lirë.

Rezulton se kufirin e ka kaluar në mënyrë të paligjshme ekstremisti grek Karafanos, i cili nuk është i regjistruar në asnjë nga pikat e kalimit kufitar në Shqipëri. Ai ka shpjeguar se ka hyrë në mënyrë të ligjshme, por nuk rezulton në sistemin TIMS. Nuk dihet ende se si ak hyrë në Shqipëri, por thuhet se ka hyrë përmes kufirit të gjelbër./Top Channel/

Related posts

Shqipëri, prodhimi kombëtar do të zgjerohet me 4.2%

dritatv

Vasili: Koncesionet janë quajtur dështim nga BE, maxhoranca bllokon p/ligjin e LSI-së

dritatv

Kryeministri Rama inspekton punimet në urat e Rrugës së Kombit

dritatv

Leave a Comment