Kush është Agron Malaj, ish-gardisti i 21 janarit që akuzohet nga PD-ja, si e mbronte Rama për 4 viktimat në bulevard

Partia Demokratike denoncoi sot se kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka qënë i dënuar dhe kërkoi që t’i hiqet mandati.

Sipas PD-së, më 7 tetor të vitit 1999, Agron Malaj është dënuar nga Gjykata e Matit me 10 muaj burg për “plagosje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Kush është Agron Malaj?

Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën. 10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë.

Në lidhje me akuzat për ngjarjen e 21-janarit Rama ka deklaruar se Agron Malaj nuk ka lidhje me ngjarjen.

Pasi u largua në vitin 2013 nga Garda ai nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste.

Më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth.

Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste. Tashmë ai mban detyrën si kryebashkiak i Matit.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Përqafimi i kontrollit” qetëson fëmijët në momente zemërimi

Ndonjëherë një përqafim i thjeshtë është i mjaftueshëm për të qetësuar fëmijët që janë të tensionuar dhe të mërzitur. “Përqafimi i kontrollit” i cili...

Qeveria gjermane kërkon të ndryshojë ligjin për azil

Qeveria gjermane dëshiron të ndryshojë ligjin për azil. Në veçanti të prekur janë personat që nuk kanë shanse për azil. Po cilat janë të...

Maliqi jep alarmin: Goditja ndaj Lubonjës,paralajmërim për të gjithë

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar pas sulmit me gurë që i është një ditë më parë makinës së analistit Fatos Lubonja. Maliqi ka përgënjeshtruar policinë,...

Së fundi

Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

https://youtu.be/3HFTOVxGm-A 181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri...

Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...