Henry beson se Monaco do të mbijetojë

Erdhi në “Principatën” e Monakos me shumë bujë, por si duket do ta ketë të vështirë.Fjala është për ish legjendën e Arsenalit, Thierry Henry, i cili së fundi është emëruar trajneri i Monacos, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, as ai nuk po arrin që ta kthejë në elementin më të mirë skuadrën që dikur i bënte konkurrencë PSG-së për titull.

Pas humbjes së mbrëmshme nga Reims, skuadra e Henryt vazhdon të qëndrojë edhe më tutje në zonën e rrezikshme, me katër pikë larg zonës së mbijetesës.

Francezi tha se nuk frikësohet nga rënia në një division tjetër, përkundër formës jo të mirë që po kalon momentalisht. Gjithsesi mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim të kampionatit në “Ligue 1”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi