“Hëna e përgjakshme”: eklipsi më i gjatë i shekullit do të jetë në fund të korrikut (video)

Eklipsi i plotë që pritet të ndodhë në fund të korrikut konsiderohet të jetë eklips më i gjatë i këtij shekulli.

Eklipsi, i cila sipas parashikimeve të shkencëtarëve do të zgjasë një orë dhe 43 minuta, do të ndodhë më 27 korrik të premten. Hëna do të jetë tërësisht e kuqe gjatë këtij segmenti kohor, ndaj dhe fenomen quhet gjithashtu “hëna e përgjakshme”.

Mendohet të jetë eklipsi më i gjatë në 82 vitet e fundit, thanë astronomët.

Arsyeja për një kohëzgjatje të tillë është se hëna do të vendoset në njërën nga pikat më të largëta të Tokës, që do të thotë se hija e saj do të jetë më e madhe se gjatë eklipsit normal. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi