HEC-i mbi Kanionin e Holtës, monument natyror. Tërhiqet qeveria

Pas Parkut të Zagorisë, i cili rrezikon të shkatërrohet prej kërkimeve për naftë, një tjetër monument natyror  është vënë në rrezik. Bëhet fjalë për kanionin e Holtës në rrethin e Gramshit, një kryevepër e natyrës e cila vitet e fundit ka bere qe te shtohen te apasionuarit për rafting. Bukuritë e Kanionit, kanë sjellë përfitime të shumta për zonën përreth, duke e kthyer atë në një qendër turizmi dhe agroturizmi dhe duke promovuar zhvillimin ekonomik të të gjithë Bashkisë së Gramshit.

Me 27 prill te vitit 2018 kryeministri Rama firmosi miratimin e lejes për ndërtimin e HEC-it të Strorit në përroin e Holtës dhe Seltës ne Gramsh. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me ministrinë e Energjetikës.

Pak ditë më parë përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD Luçiano Boçi akuzoi ish-ministrin Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC, por po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, ndërsa kërkon ndaljen e projektit.

Pas denoncimit të deputetit të PD, ka ardhur një reagim pozitiv nga kreu i degës së PS në Gramsh Klodian Taçe i cili ka thënë se projekti për HEC-in në Kanionin e Holtës në Gramsh do të anulohet. Përmes një postimi në Facebook, Klodian Taçe shprehet se për anulimin e projektit ka marrë garanci nga deputeti i qarkut të Elbasanit njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Pas publikimit në media të këtij lajmi, kreu i grupit të PS taulant Balla tha se projekti për ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës do të anulohet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi