Haziri: Ka kohë që nuk kam dëgjuar lajm më të mirë nga Qeveria

Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, në Qeverinë e Republikës së Kosovës sot nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj komune.

“Programi Nacional për Rininë nuk është program politik dhe nuk ka të bëjë me politikën dhe kjo po dëshmohet sot me mbështetjen që Kryetari Haziri po na ofron. Për herë të parë qeveria po kthehet ekskluzivisht sepse ky program është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Ky program parasheh përfshirjen e të gjithë nxënësve dhe studentëve në garë dhe pres që të gjithë ata të përfitojnë nga ky program jo vetëm përmes shpërblimeve që do të ndahen, por edhe në aspektin fizik, mendor dhe të dijes”, u shpreh Koordinatori Hoti.

E kryetari Haziri e cilësoi lajm të jashtëzonshëm Programin Nacional për Rininë duke qenë i bindur në suksesin e tij.

“Sinqerisht, ka kohë që nuk kam dëgjuar lajm më të mirë nga qeveria. Kemi zbrazëti të aktiviteteve nëpër shkolla dhe për këtë nxënësit duhet të bëhen aktivë. Ata duhet ta kuptojnë rëndësinë e garës dhe konkurrencës. Ky program do t’u mësojë atyre se nuk është lehtë të fitosh dhe do t’i motivojë për mësim. Unë më shumë dëshirë do ta mbështes programin dhe do të ndihmojmë me të gjitha kapacitetet që ka komuna jonë”, tha Haziri.

Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri.

Memorandumi i nënshkruar nga Hoti dhe Haziri parasheh bashkëpunimin dhe asistimi e ndërsjellë për implementimin e Programit Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.​

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi