“Haxholli u fut në kurth”, detaje të reja nga krimi në Kavajë, Lala: Çfarë iu tha viktima miqve të Marsidës para se të vritej

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Kavajë, dhe që tronditi mbarë vendin, ku u vra 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi, ndërsa “mollë sherri” ishte 30-vjeçarja Marsida Qatja.

E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, gazetarja Lala tha se Dritan Haxholli u fut në kurth, duke shtuar se nuk ishte një vrasje për vetëmbrojtje.

Referuar dosjes së Prokurorisë, të cilën “News24” dhe “BalkanWeb” e ka siguruar të plotë, gazetarja deklaroi se polici Toçi akuzohet për “vrasje me dashje” dhe “prodhim e shitje lëndësh narkotike”.

“Zyrtarisht, referuar dosjes hetimore, zyrtari i policisë është akuzuar për “vrasje me dashje” dhe “prodhim e shitje lëndësh narkotike”. Për këtë, Prokuroria kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” për policin Bledar Toçi, dhe për vëllanë e tij, Benard Toçi. Në kontrollin e ushtruar në banesën e tyre pas ngjarjes, policia ka gjetur disa doza kokainë.

U vra për vetëmbrojtje? Ka një version më ndryshe, referuar dokumenteve zyrtare. Pas këqyrjes së telefonave. Natën e ngjarjes nuk kanë qenë vetëm tre persona Marsida, Bledari dhe Dritani, por kanë qenë edhe dy miq të Marsidës, Ermir Çela dhe Xhulio Biturku.

Marsida Qatja pasditen e 9 shtatorit i ka kërkuar ndihmë policit, që të largonte Dritan Haxhollin, për problemet që i sillte. Ajo ka pasur një lidhje të gjatë, por kohët e fundit i kishte shkëputur marrëdhëniet me të. Bledar Toçi i ka premtuar asaj se do ta zgjidhte këtë problem. Ai ka shkuar në banesën e saj me dy miqtë e tjerë të Marsidës. Ai ka dalë më pas dhe është rikthyer me disa doza kokaina.

Marsida është mollë sherri e ngjarjes, por edhe viktimë. Dritan Haxholli ka mbërritur më pas në shtëpi, ka qëlluar. Marsida i ka hapur derën dhe e ka ftuar brenda. Haxholli është përballur me Xhuliun, të cilit i ka thënë se ‘me ty kam punë më vonë”. Pastaj është përballur me policin, të cilin e ka pyetur “pse ma bënë këtë gjë” dhe më pas ka qëlluar. Dritan Haxholli u fut në kurth. Edhe Prokuroria e konsideron këtë një vrasje me dashje. Mendoj që Bledar Toci e ftoi, e thirri personin për t’u sqaruar me të.

Kemi një të kërkuar që del me armë, por edhe një zyrtar policie, që bredh me armën e shërbimit. Marsida ka cenuar rregullat e moralit, ajo ka dhënë dëshmi të rreme. Në momentin që Haxholli është qëlluar për vdekje, Toçi është ngjitur në mjetin e tij, e ka ngarë vetë, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Kavajës dhe më pas Marsida Qatja ka telefonuar policinë”, deklaroi Lala.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Indi, izolimi në mbarë vendin për shkak të COVID-19 u zgjat deri më 3 maj

Izolimi që është duke u zbatuar në mbarë Indinë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), është zgjatur deri më 3 maj, transmeton (AA). Kryeministri...

Yildirim: Bota e di se Turqia nuk vepron me logjikë okupuesi

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim deklaroi se e gjithë bota e di dhe duhet ta dijë se Turqia në asnjë mënyrë nuk vepron me...

”Le Monde” i kërkon ndjesë Macron për krahasimin me Hitlerin

Gazeta më e njohur franceze ”Le Monde” i ka kërkuar falje shefit francez të shtetit, pas marrjes së një orteku kritikash në rrjetet sociale...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...