Haxhiu: Ratifikimi i demarkacionit i fal 8 mijë hektar Malit të Zi

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në seancën e jashtëzakonshme për demarkacionin, ka thënë se Thaçi e Hyseni nënshkruan një marrëveshje që i falë 8000 hektar Malit të Zi.

Ajo ka thënë se përmes kundërshtimit të opozitës në mënyra të ndryshme, ka bërë që Kosova të shpëtojë tokën e saj.

Deputetja Haxhiu ka thënë se Vetëvendosje nuk e mbështetë asnjëherë marrëveshje e demarkacionin, pasi me këtë marrëveshje falet territori i Kosovës.

Ajo u është drejtuar deputetëve se “Po e shkelni me të dyja këmbët betimin që e keni dhënë”.

Më pas, Haxhiu ka thënë se demarkacioni u vendos si kusht nga Hashim Thaçi në Bruksel se është marrëveshje me lehtë dhe kalohet shpejt./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi