Hashim Thaçi: Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit ishin porosi të Isa Boletinit

Sot janë bërë 103 vjet që nga vrasja e Isa Boletinit, njërit nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjeve shqiptare, ndërsa në nder të këtij vjetori, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka shkruar një dedikim.

Ai ka përmendur edhe porosinë që Isa Boletini ka lënë për çlirimin e trojeve etnike shqiptare.

”U bënë 103 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, njërit prej udhëheqësve kryesorë të kryengritjeve shqiptare. Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini. Përpjekjet e tij një shekull më parë për çlirimin e trojeve etnike përbëjnë ende frymëzim për shumë breza të rinj dhe amaneti i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, që dhanë jetën për bashkimin e shqiptarëve, na obligon edhe sot që të punojmë pareshtur për përmbushjen e aspiratave tona”, ka shkruar ai.

Image
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi