• Home
  • SHQIPERIA
  • Hashash shqiptar në vend të pasagjerëve! Kapet një tjetër dërgesë në Greqi
SHQIPERIA

Hashash shqiptar në vend të pasagjerëve! Kapet një tjetër dërgesë në Greqi

Spread the love

Një sasi prej 146 kilogramë kanabis i sekuestrua prej departamentit të antidroges në vendin e quajtur Vergjina në afërsi të Verias në Greqine Veriore.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte ngarkuar në një automjet me targa greke në zonën kufitare në afërsi të Kakavijës.

Antidroga e Janinës pasi e ndoqi në distancë prej gati 200 kilometrash, në aksin Egnatia, që lidh Janinën me Selanikun, ndërhyu në momentin që transportuesi i drogës, një 47-vjeçar grek, po ia dorëzonte ngarkesën një 35-vjeçari shqiptar, duke bërë të mundur bllokimim e lëndës narkotike dhe arrestoi në flagrancë dy trafikantët.

Prej verifikimit, rezultoi se dy personat e arrestuar do ta dorëzonin lëndën narkotike në duart e një organizate që e trafikonte atë në zonën e Greqisë së Veriut.

Dy të arrestuarit u dërguan në Gjykatën e Verias, e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve, ndërkohë që departamenti i antidrogës së Janinës vijon hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike.

Më herët, një sasi prej 121.5 kg kanabis u sekuestruan këtë të hënë prej Antidrogës greke, në vendin e quajtur Parapotamo, në afërsi të Igumenicës.

Burime policore thanë se autoritetet kishin informacion për trafikun e lëndës narkotike, ndaj po monitoronin zonën kufitare mes dy vendeve në Parapotamo.

Gjatë operacionit, në të cilin morën pjesë forcat speciale të policisë, u bë i mundur arrestimi i një 37-vjeçari shqiptar, si dhe një 50-vjeçari grek, automjeti i të cilit do të përdorej për transportin e lëndës narkotike drejt Athinës, që ishte edhe destinacioni përfundimtar i drogës.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një zonë me pyje të dendura, në momentin që dy të arrestuarit po tentonin ta ngarkonin në automjetin e grekut. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër shtetas shqiptar, anëtar i së njëjtës organizatë./Top Channel/

Related posts

Durrës, shpëtohen 3 pushues nga mbytja

dritatv

Ministrja Gjonaj kërkon shkarkimin e hetim për dy gjyqtarë

dritatv

Ndryshon ligji për ushqimin, rioganizohet bordi i AKU

dritatv

Leave a Comment