Harry Kane do të qëndrojë te Tottenham, për të paktën edhe një vit

Mauricio Pochettino ka në plan t’i mbajë “kollonat” e ekipit të Tottenham (eliminuar kohët e fundit nga Liga e Kampionëve) sa më gjatë të jetë e mundur. Sipas “The Sun”, Harry Kane po planifikon të qëndrojë te “Spurs” të paktën edhe një sezon tjetër. Kontakti me sulmuesin kryesor, për ta bindur atë të qëndrojë, është prioritet. Lojtari anglez beson se duhet të jetë në mesin e më të paguarve dhe shuma që tani përfiton, 100.000 paundë në javë, përkatësisht 5.9 milionë euro në vit, nuk është e madhe. Për ta mbajtur atë te Tottenham nuk do të jetë e lehtë, sepse Real Madridi është i pari i një liste të gjatë të interesuarish për blerjen e 24-vjeçarit. Gazeta britanike flet për një transferim, që mund të arrijë në 200 milionë paundë, ose rreth 224.400.000 euro, çka do të ishte një transferim rekord (Neymar mban rekordin me 222 milionë euro, kur la Barcelonën për PSG-në). Presidenti Daniel Levy ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se planifikon t’i mbajë yjet e tij dhe nuk ka ndërmend të shesë lojtarët më të mirë me çdo çmim. Duket se vullneti i lojtarit ekziston, ndaj Kane pritet të vazhdojë të paktën edhe një vit me Tottenham. Kjo do ta detyronte Real Madridin të kërkonte një tjetër “9”, në qoftë se dëshiron të forcojë epërsinë e tij./telesport.al/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi