Haradinajt jep këtë arsyetim për 20 mijë dollarët e shpenzuar në Amerikë!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka komentuar lidhur me eventin e dështuar në New York dhe 20 mijë dollarët e humbur duke thënë se miliona dollarë harxhohen sa i përket planit diplomatik dhe jo të gjitha e arrijnë cakun.

Ndonëse thotë se nuk i di detajet, shefi i Qeverisë tha se ideja për një event të tillë ka qenë e tij, por që kanë hequr më pastaj dorë nga një ngjarje e tillë e cila buxhetit të Kosovës i kushtoi me humbjen e 20 mijë dollarëve amerikanë.

Haradinaj: Shumë miliona dollar harxhohen sa i përket planit diplomatik jo të gjitha e arrijnë cakun.

“Me siguri ka ndodhur kështu për shkak se atje ideja e një ngjarje të përbashkët ishte më e vështirë sesa takime bilaterale edhe kemi hekë dorë prej kësaj idesë të parë me qëllim me iu përshtatë agjendës. Po ka ekzistuar kjo ide, ka qenë edhe e imja edhe e Qeverisë që të ndodh, që t’i ftojmë shumë delegacione me një vend mirëpo u konstatua pastaj se disa delegacione nuk kanë qef me qenë, ose me u ditë krejt agjenda dhe është më mirë me shkua një nga një. Tani me siguri atje polisa e rezervimit janë të tilla, por detajet nuk i di por mund të jetë kështu si thoni ju… Shumë milionë dollarë harxhohen sa i përket përpjekjeve në planin diplomatik jo të gjitha e mbërrijnë cakun, pra është rrezik i punës që e bëjmë“, tha kreu i ekzekutivit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi