Haradinaj: Zyra e BE-së në Kosovë rol konstruktiv, uroj që të forcojmë lidhjen tonë gjeografike e politike

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se shpreson që të forcohet lidhjet gjeografike dhe politike me Bashkimin Europian. Në një takim pritës për fundvit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Haradinaj tha se Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv në çështjet e vendit dhe se uron që secilin vit më shumë të forcojnë e thellojnë lidhjen tonë gjeografike e politike me BE-në.

“Sonte, në pritjen për fundvit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, mes miqve e bashkëpunëtorëve për të festuar arritjet por edhe për sfidat e rrugëtimit tonë të përbashkët. Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv në çështjet e vendit dhe uroj që secilin vit më shumë të forcojmë e thellojmë lidhjen tonë gjeografike e politike me BE-në.”, shkruan Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi