Haradinaj tregon arsyen pse e la takimin e thirrur nga Veseli

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka lëshuar takimin e thirrur nga Kadri Veseli me partitë opozitare lidhur me Rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi.

Takimi në fjalë është duke vazhduar ende por Haradinaj ka bërë të ditur se iu është dashur të largohet pasi ka një takim tjetër pune.

“Takimi po vazhdon, por unë dola pasi kam takim pune”, ka thënë shkurt Haradinaj duke mos dashur të deklarohet më tepër para gazetarëve.

Në takimin e sotëm përpos pozitës të pranishëm janë edhe disa përfaqësues opozitarë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi