Haradinaj thotë se rritja e çmimit të energjisë është e pashmangshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zbuluar për Ekonomia Online detaje nga marrëveshja që Qeveria e Kosovës do të nënshkruajë, këtë të mërkurë, me kompaninë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Në një intervistë për EO, Haradinaj thotë se marrëveshja siguron investime të konsorciumit amerikan prej 1.3 miliard euro, që do të jetë investimi më i madh i huaj. Qeveria do t’i sigurojë “Contour Global” kthimin e investimit 18.5 për qind dhe jo 24 për qind sa ishte negociuar nga Qeveria e kaluar.

Ashtu sikur ka paralajmëruar opozita dhe disa organizata të shoqërisë civile, kreu i Qeverisë e pranon se energjia elektrike do të shtrenjtohet.

“Rritja e energjisë elektrike është e pashmangshme; është e çmimeve të tregut, jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë. Por nuk ndikon kjo kontratë në rritjen e çmimit dmth kur prodhojmë me kapacitete të vjetruara si sot, dhe nuk kemi mundësi t’i përmbushim kërkesat tona, ne blejmë rryme mbi 100 euro megavatin. Ndërsa me kontratën e re është rreth 70 euro çmimi i megavatit”, tha Haradinaj.

“Organi rregullativ i tregut të energjisë e ka paraparë një rritje fare pa ndodhë investimi; nuk e kanë ditur që do të jetë kontrata e arritur”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi