Haradinaj: Thaçi mund të takohet me Vuçiçin, por jo të marrë vendime personale

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka deklaruar se detyrë e të gjithëve është mbrojtja e kufijve. Sipas tij, presidenti ka mandat kushtetues por në çështjen e kufijëve dhe territorit duhet të jemi të gjithë së bashku.
Ai kujtuar kështu se duhet të ketë më shumë mendje, më shumë sy për ta analizar gjithë materien e çështjeve që do të diskutohen në dialog dhe kjo do të ishte formula më e qendrushme për të ecur përpara. Kështu tha kryeministri Haradinaj, duke u përgjigjur në pytjen e Kosova Post se a i beson presidentit Thaçi që çështjen e kufijëve nuk do ta shtroj në dialog.
“Tani ne kemi të gjithë obligime, ta respektojmë Kushtetutën e vendit, Kushtetuta na obligon ta mbrojmë territorin dhe kufijtë. Askush nuk e ka të drejtën as mandatin për të negociuar territorin e kufijtë. Me i mbrojt e kemi detyrë, dhe si Kosovë të gjithë duhet të jemi të qëndrueshëm, mos të lejojmë askënd të negociojë territorin tonë dhe kufijtë tonë. Presidenti po se po, se është president i zgjedhur në parlament dhe ushtron funksionet e veta kushtetuese në çdo situatë, po edhe në situatën e kësaj çështje duhet të jemi të gjithë bashkë. Dhe çdo herë them se duhet të ketë më shumë mendje më shumë sy që analizojnë materien. Mendoj se kjo do të ishte formula më e qëndrueshme për të ecë përpara” tha Haradinaj.
Duke folur për dialogun në Bruksel, Haradinaj tha se presidenti Thaçi ka të drejtë të takohet me presidentin serb  Vuçiq, por kësaj radhe nuk ‘guxon’ të marrë vendime për Kosovën si i vetëm.
“Presidentet mund të takohem mes vete, por materia tani e tutje nuk mund ti vjen Kosovës vetëm nga presidenti. Nuk mundet me ardh ni marrëveshje e befasishme pa kaluar në duart ekipit negociator të themeluar sot nga Qeveria e Kosovës” tha Haradinaj./Kosova Post/
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi