Haradinaj: Studentët tanë dallohen nga ata evropian vetëm për mungesën e lirisë së lëvizjes

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim  120 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe Venedikut me të cilët ka biseduar për proceset politike dhe angazhimin e Kosovës për partneritet europian.

Haradinaj përmes një postim në Facebook, ka bërë të ditur se studentët i ka njoftuar për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin dhe proceset politike në vend.

“Si vend me diversitet kulturor, etnik dhe fetar, Kosova është shtëpi e përbashkët e të gjithëve, ku respektohen të drejtat e secilit dhe këto janë vlerat tona, të një vendi properëndimor. Studentët tanë i dallon nga bashkëmoshatarët e tyre evropianë, vetëm mungesa e lirisë së lëvizjes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Bashkëbisedim me mbi 120 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe të Venedikut, të cilët i njoftova për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin, proceset politike të vendit tonë, demokratizimin dhe të drejtat e njeriut. Si vend me diversitet kulturor, etnik dhe fetar, Kosova është shtëpi e përbashkët e të gjithëve, ku respektohen të drejtat e secilit dhe këto janë vlerat tona, të një vendi properëndimor. Studentët tanë i dallon nga bashkëmoshatarët e tyre evropianë, vetëm mungesa e lirisë së lëvizjes. Kosova ka ofertë atraktive për Europën, si vend me resurse të mëdha humane dhe ekonomike, të cilat BE-ja duhet t’i pranojë si vlerë dhe partneritet./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi