Haradinaj shkarkon ministrin serb Teodosijeviç

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim për shkarkim të ministrit serb të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç, pas një fjalimi të tij rreth masakrës së Reçakut.

Haradinaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e ka quajtur të patolerueshme si dhe veprim që nuk arsyetohet, fjalimin e Teodosijeviç, duke njoftuar shkarkimin e tij.

“Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si, një, deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviqit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askënd që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Ky është rasti i dytë që një anëtar i kabinetit të Ramush Haradinajt bën deklarata të tilla. Dy javë më parë kreu i qeverisë shkarkoi Vesna Mikiç, nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë, për shkak të qëndrimeve të saj ndaj bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi