Haradinaj për vizitën e Markoviç: Nder për popullin tonë që ju kemi këtu sot

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq ka folur për marrëdhëniet që dy shtetet kanë mes vete.

Haradinaj ka thënë se Kosova është e nderuar që pret kryeministrin malazez për vizitë.

“Sot populli i Kosovës kemi nderin të presim për herë të parë kryeministrin malazez, vizitë kjo historike. Vizitë kjo që dëshmon se populli i Malit të Zi dhe Kosovës janë jo vetëm fqinjë por që e duan njëri tjetrin dhe dëshirojnë të rrugëtojnë bashkë në perspektiven evropiane. Këto marrëdhënie të mira që i konfirmon kjo vizitë dhe gjitha zhvillimet, do të jenë shembull i mirë për gjithë neve në regjion. Është nder për popullin tonë që ju kemi këtu, ju shpreh përkushtimin tonë për integrimet atlantike”, ka thënë Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi