Haradinaj për aksidentet: Të bëjmë diçka, rrugët po na marrin jetë!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kërkuar që me urgjencë të veprohet nga Institucionet përkatëse masa urgjente për parandalimin e aksidenteve në komunikacion, ndryshe tha ai se aksidentet e shumta janë shqetësim i madh për të gjithë ne.

“Është e rënë dhe shqetësim për të gjithë, por edhe për mua që të shprehë ngushëllime çdo ditë për ata që humbin jetën në aksidente, prandaj e them shumë qartë se duhet të marrim hapa konkrete rreth kësaj dukurie shqetësuese, tha Haradinaj derisa kërkoj nga ministri i brendshëm ndonjë ide dhe punë urgjente se si të ndryshohet kjo gjendje tejet shqetësuese.

Haradinaj ka kërkuar informacion edhe rreth lëshimit të patentë shoferëve, duke kujtuar se aksidentet e shumta në Kosovë mund të jenë edhe për shkak të mos përgatitjes së mjaftueshme për ta drejtuar automjetin.

“ Po e shohim që i kemi edhe na do hapësira të cilat po ju kushtojnë njerëzve me jetë. Është urgjente kjo, nëse është nevoja do ngrisim edhe komunitet ndërministror. Para dy dite e patëm rastin e tre djemve të moshës me të mirë që humbën jetën në komunkacion’, tha Haradinaj i cili i dha ultimatum ministrit të rendit që deri në mbledhjen e ardhshme të sjell një raport më të detajuar se çfarë hapash duhet merren për të parandaluar aksidentet e shpeshta gjithandej Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi