Haradinaj opozitës: Kur t’i keni 61 vota shkojmë në zgjedhje

Opozita ka paralajmëruar mund ta çojë në Kuvend një mocion mosbesimi kundër qeverisë së Ramush Haradinajt.

Por duket se kryeministrin nuk është duke e shqetësuar, madje ai thotë se nuk e kanë aspak telashe.

“Kur t’i kanë 61 vota na shpëtoni shkojmë në zgjedhje. Se kemi telashe hiç, nuk e mendoj këtë pjesë. Për sa të jem kryeministër do ta mbroj vendin”, ka thënë ai në një konferencë për media.

“Unë me mandat duhet  t’i mbroj interesat e Kosovës në shumë drejtimi. Nuk e konsideroj mandat timin ta mbrojë qeverinë”.

“Qeveria është e qytetarëve – ato shkojnë e vijnë, Kosova mbetët.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi