Haradinaj nuk e di pse gjenerali amerikan anuloi vizitën në Kosovë!

Kryeministri i vendi, Ramush Haradinaj, ka folur rreth takimit të sotëm ndërmjet krerëve të institucioneve. Ai tha se takimi ishte i thirrur për platformën e delegacionit shtetëror.

Sipas tij, nëse i ipet përkrahje platformës atëherë janë unik të gjithë, duke bërë të ditur se do të jetë shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës.“Ishte takim lidhur me platformën, platforma do jetë e gatshme deri në fund të javës nga delegacioni shtetëror. Aty s’ka ndryshim në këtë temë ajo që sot ishte di temë pra platforma kurdo që të jetë e gatshme ti paraqitet parlamentit.

Pra nëse i japim përkrahje platformës atëherë jemi unik të gjithë. Shpresoj që do ta gjejmë një bashkërendim edhe me partitë opozitare, LDK, VV, PSD po shpresoj që jemi të gjithë dakord. Në fund të fundit se kush është pjesë e dimë të gjithë. Ka bashkërendim edhe tash mbetet taksa”, tha Haradinaj.

Ndërsa sa i përket anulimit të vizitës së komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjenerali majorit Timothy Orr, Haradinaj tha se nuk ka asnjë informatë zyrtare, raporton Ekonomia Online.“Skam marrë një informatë zyrtare”, tha Haradinaj.Këto komente, kreu i ekzekutivit i bëri gjatë një vizite punë në kompaninë e prodhimit të drurit, “Gacaferri” në Pejë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi