Haradinaj: Moszbardhja e të gjitha vrasjeve të pasluftës është turp për Kosovën

Kreu i Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj thotë se vrasjet e pasluftës, të figurave të shquara publike e politike, si krime, do të hetohen nga institucionet e rendit dhe ligjit.

“Këto vrasje janë plagë e dhimbshme dhe moszbardhja e të gjitha vrasjeve të pasluftës është turp për Kosovën, shoqërinë dhe institucionet e rendit dhe ligjit”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Duke iu referuar debatit të sotëm rreth vrasjeve të pasluftës Haradinaj thekson se “Prononcimet publike lidhur me këto raste, të çfarëdo natyre qofshin, nuk duhet të zbehin përgjegjësinë dhe detyrën e Institucioneve të vendit për zbardhjen e tyre”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi