Haradinaj: Mos u zhgënjeni dhe mos e zbehni përkrahjen për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje donatorëve të jashtëm të Kosovës që të mos zhgënjehen dhe të mos e zbehin përkrahjen e tyre për Kosovën, në takimin vjetor të Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve.

Në takimin e sotëm ku morën pjesë kryeministri kosovar, përfaqësuesja e BE-së, Nataliya Apostolova, ministra të kabinetit qeveritar e përfaqësues të shteteve donatore në Kosovë, u vlerësua lartë kontributi i donatorëve.

Haradinaj tha se falë ndihmës nga shtetet donatore, Kosova është vend i jetueshëm sot. “Ju lutem më lejoni edhe njëherë të ju them mos u zhgënjeni, pra edhe nga ndonjë lëshim potencial, nga ndonjë gabim, se ne mësojmë nga gabimet tona në Kosovë. Mos u zhgënjeni dhe mos e zbehni përkrahjen prej Kosovës. Me ndihmën tuaj, ju nuk keni krijuar parazit prej neve, por na keni nxitur në vetëdije, na keni nxitur në progres, na keni nxitur në zhvillim. Nëse ka plotë tema që dikur kanë qenë tabu ose të vështira, sot janë realitet në jetën tonë dhe mendoj se e meritojmë sot të ndihemi krenar për një bashkëpunim të ndërsjellë të popullit të Kosovës, të institucioneve të Kosovës me të gjithë ju përfaqësues të vendeve e të institucioneve donatore”, tha Haradinaj, i cili vlerësoi se Kosova ka shënuar progres në disa sektorë.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha se Kosova si shtet i ri dhe proevropian është duke zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), për t’i hapur rrugë integrimeve evropiane.

“Synimi i Qeverisë së Kosovës është që gjatë këtij viti të përmirësojmë ndjeshëm planifikimin e brendshëm por gjithashtu edhe të përmirësojmë gjendjen e zbatimit të projekteve. Në këtë drejtim duhet bërë hapa drejt përmirësimit të procesit të koordinimit të donacioneve dhe jemi duke punuar në ngritjen e një sistemi të monitorimit dhe raportimit duke u bazuar në rezultatet e arritura nga projektet e donatorëve. Këtë sistem e kemi dizajnuar me ndihmën e një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian (BE)”, tha Hoxha.

Ajo pranoi se në këtë aspekt ka sfida, mirëpo synojnë që mjetet e donacioneve të jenë të destinuara dhe të implementuara në projekte adekuate.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian (BE) për Kosovës, Nataliya Apostolova tha se donacionet kanë ndihmuar jetët e qytetarëve në Kosovë. Ndërsa ky forum, sipas saj, ndihmon që të shihen të arriturat dhe planet për të ardhmen.

“Gjatë këtyre viteve ne kemi punuar në Kosovë me partnerët tanë për të ndërtuar kapacitete dhe zhvilluar reforma në rrugën evropiane të Kosovës. Ne kemi investuar në sektorë të rëndësishëm përfshirë sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, organizatat joqeveritare, infrastrukturë: përfshirë ujin dhe energjinë, agrikulturë dhe edukim, nga buxheti i BE-së, që janë për afërsisht 100 milion euro në vit”, tha Apostolova.

Në këtë forum morën pjesë edhe ambasadori i Turqisë, ai i Zvicrës e Francës. Kryeministri Haradinaj këtij të fundit i tha se Qeveria planifikon të ndajë mjete për katedralen Notre Dame, e cila u dogj ditë më parë. Forumi i Nivelit të Lartë funksionon si mekanizëm në përgjegjësinë e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe ka për qëllim shqyrtimin dhe vlerësimin e progresit të zhvillimit socio-ekonomik dhe efikasitetin e ndihmës së jashtme.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

FMN kritika për uljen e pragut të TVSH: Kosto për biznesin e vogël

Fondi Monetarë Ndërkombëtar i tërheq vëmendjen qeverisë shqiptare për problematikat që ka sjell masa e ndërmarrë në Prill të 2018 për futjen e biznesit...

Zgjedhje të reja/ Partia Socialiste bëhet gati, Balla: Objektivi ynë për këto zgjedhje…

Partia Socialiste do të bëjë zgjedhje të brendshme në të gjithë vendin, teksa nga Elbasani ka folur Taulant Balla. Ai është shprehur se ky proçes...

Norvegjia mbështet Maqedoninë me 2 milionë euro

Sekretariati për Çështje Europiane i Qeverisë së Maqedonisë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ambasadën Norvegjeze, me anë të të cilës qeveria norvegjeze jep mbështetje...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...