Haradinaj: Mos u “mërzitni” Kosova nuk ka tokë t’i falë Serbisë

Ideja e shkëmbimit të territoreve është qështje e vdekur, kështu është shprehur me vendosmëri kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur deklaratës se kancelarit austriak Kruz, i cili la të nënkuptohet se vendi i tij e mbështet shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Madje, Haradinaj tha se këtë qendrim ia ka bërë me dije edhe vet kancelarit austriak në takimin që ka zhvilluar sot.

“Nuk ka dilem dhe nuk është mirë mu merzit kërkush, ideja për shkëmbim territoresh është e vdekur, sepse rrezikohen trazira në Ballkan. Ia kam bërë me dije edhe vetë kancelarit Kruz. Ne jemi për dialog, por duhet të jemi vetëvetja” tha Haradinaj i cili nuk dukej aq i shqetësuar me deklaratat e sotme të zyrtarit austriak në Prishtinë, sepse ishte i bindur se Kosova nuk ka territor t’i fal askujt në shkembim të njohjes nga ana e Serbisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi