Haradinaj: Kosova e përkushtuar për anëtarësim të plotë në OKB

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ndihmës Sekretaren e Përgjithshme për Operacionet Paqeruajtëse në Kombet e Bashkuara, Bintou Keita.

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit thuhet se me këtë rast Haradinaj ka falënderuar Kombet e Bashkuara për rolin e tyre të rëndësishëm në fazat e hershme të shtetndërtimit dhe kontributin që kanë dhënë agjencitë që operojnë me këtë emër për shumë projekte dhe procese të rëndësishme për Kosovën.

“Roli i Kombeve të Bashkuara ka qenë i pazëvendësueshëm në etapat e para të shtetndërtimit dhe arritjes së paqes në vend. Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane dhe anëtarësimin e plotë në OKB”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, po ashtu, ka folur për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e demokracisë, si dhe për integrimin e plotë të komuniteteve jo shumicë në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, duke thënë se Kosova ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në promovimin e paqes në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi