Haradinaj: Kosova e gatshme ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Floriana Ismailit

Haradinaj ka bërë të ditur se i ka shkruar një letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ku i ka shprehur gatishmërinë që Forca e Sigurisë së Kosovës të ndihmojë në gjetjen e futbollistes Floriana Ismaili, e cila është zhdukur në liqenin Como.

Ai ka theksuar se Kosova është e gatshme ta dërgojë FSK-në për gjetjen e futbollistes Ismaili e cila është raportuar e zhdukur nga dita e shtunë.

“I shqetësuar me lajmin për humbjen e Floriana Ismailit, që konsiderohet e zhdukur që nga e shtuna në Liqenin Como, sot i kam shkruar letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Si një vend partner me Zvicrën, pas konsultimit me Ministrinë e Mbrojtjes, kam shprehur gatishmërinë, që njësia e specializuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Kërkimin dhe Shpëtimin të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e futbollistes së kombëtares zvicerane në futboll”, ka shkruar Haradinaj.

Futbollistja nga Kosova e lindur dhe rritur në Zvicër, është zhdukur që nga e shtuna pasdite në liqenin e Comos në Itali.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi