Haradinaj: Kosova duhet të jetë e aftë për ta mbrojtur veten përballë kërcënimeve

Pas takimit që mbajtën sot udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë, në të cilin u diskutuan rreth strategjisë së sigurisë së vendit, kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në facebbok, ka thënë se Kosova duhet të jetë e aftë ta mbrojë veten nga rreziqet potenciale.

Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj në Facebook:

Strategjia e Sigurisë është përgjigja që institucionet e vendit duhet të kenë në çdo çast për sfidat e garantimit të jetës së qytetarëve të Kosovës pa dallim dhe të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të vendit si dhe rendit kushtetues. Sot me Grupin Punues diskutuam për ridraftimin e Strategjisë së Sigurisë. Kosova duhet të jetë e aftë për ta mbrojtur veten në të gjitha dimensionet, si dhe paqen rajonale dhe më gjerë, përballë kërcënimeve potenciale./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi