Haradinaj: Kongresistët amerikanë, zë i fuqishëm në shtetndërtimin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, po qëndron në Washington ku sot ka zhvilluar një mëngjes pune me kongresistët ame​rikanë.

Haradinaj, thuhet në komunikatë, falënderoi kongresistët amerikanë për mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.

“Ju ndihmuat Kosovën në rrugën e saj drejt lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe tani jeni duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e subjektivitet ndërkombëtar. Populli dhe institucionet e Kosovës janë krenarë që kanë një zë të fuqishëm në Senatin dhe Kongresin Amerikan. Për këtë kontribut tuajin ne do të jemi përjetësisht mirënjohës”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, i ka njoftuar kongresistët amerikanë për përkushtimin e qeverisë së Kosovës për reformat e gjithanshme, zhvillimin ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit, përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.

“Kongresistët amerikanë, edhe njëherë i konfirmuan kryeministrit Haradinaj mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjitha proceset politike dhe zhvillimore në Kosovë”, thuhet në komunikatë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi