Haradinaj: Komunitetet joshumicë kanë luajtur rol të rëndësishëm në shtetndërtim

 

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim deputetët e Grupit Parlamentar 6+, të kryesuar nga Albert Kinolli.

Në këtë takim ku është biseduar për çështjen e komuniteteve në përgjithësi, Kryeministri Haradinaj tregoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e komuniteteve në të gjitha proceset e vendit.

“Qeveria e vendit si asnjëherë më parë, ka inkuadruar përfaqësues të komuniteteve joshumicë në të gjitha institucionet dhe në të gjitha proceset politike të vendit. Shqiptarët dhe komunitetet e tjera në Kosovë nuk ndahen, janë të lidhur dhe kjo është dëshmuar në mënyrën më të mirë të jetës sonë dhe kjo po dëshmohet edhe në qeverisjen aktuale”, tha Kryeministri Haradinaj.

Përmirësimi i pozicionit dhe pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve në jetën institucionale dhe përmirësimi i mirëqenies dhe punësimit, ishin tema të tjera të diskutimit në këtë takim.

Përfaqësuesit e këtyre komuniteteve, njëherësh deputet të Kuvendit të Kosovës, falënderuan kryeministrin për përkushtimin dhe angazhimin në përmirësimin e jetës dhe të mirëqenies së komuniteteve në përgjithësi, duke premtuar se do të jenë bashkëpunues në përmbushjen e agjendës shtetërore të Qeverisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi